Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Agon Batusha ka shkruar se pesë persona kanë vdekur nga koronavirusi në spitalin e Gjakovës për dy orë, raporton Gazeta Express.

Batusha ka shkruar në Facebook se situata me koronavirusin është jashtë çdo kontrolli.

“5 vdekje nga COVID-19 brenda dy orësh në Spitalin e Gjakovës. Situata është jashtë çdo kontrolli”, ka thënë ai.

Deputeti i LVV’së ka bërë thirrje që të shmangin daljet e panevojshme.

“Ruajeni veten aman! Shmangni daljet e panevojshme, mbani maskën në çdo moment dhe mbani higjienën personale. Kjo qeveri është pajtuar me vdekjen”, ka thënë ai.