Pasi u zbuluan nga kamerat e sigurisë, hajnat pranuan që e vodhën një peshkaqen të vogël nga akuariumi i një qendre në Teksas të Shteteve të Bashkuara, për ta fshehur në karrocë të mbështjellë si fëmijë.

Menaxheri i San Antonio Aquarium, ka thënë se është njoftuar nga policia që një njeri është nën arrest, ndërsa shumë shpejtë do t’ju kthehet peshkaqeni i vjedhur

Ata e kishin përgatitur mirë vjedhjen, pasi në veturë e kishin kovën me ujë për të mos iu ngordhur.

Ende nuk dihet se çfarë dënimi mund të pësojnë, treshja që së shpejti do të dalin para drejtësisë