Portieri i Anglisë, Jordan Pickford, ka folur pas fitores me penallti ndaj Kolumbisë.
“I kam studiuar shumë penalltitë e tyre. Jam i fortë dhe i shkathët”.

“Nuk më intereson që nuk jam portieri më trup të madh, sepse gjëja më e rëndësishme është të jesh në vendin e duhur në momentin e duhur”.
“Gjithçka qëndron te pozicionimi dhe unë arrita ta ndalja topin me dorën time”.

“Ishim të sigurt për fitoren, edhe pse takimi u vendos nga penalltitë. E dinim se ishim në gjendje të fitonim”, ka thënë Pickford pas ndeshjes.