Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur ditën e sotme në urbanin e Paskuqanit, ku një fatorino ka goditur një qytetar, duke çuar kështu në një përplasje mes të dyve.

Sipas dëshmitarëve për JOQ.al, dyshohet se qytetari ishte pajisur me një librezë invalidite, që sipas fatorinos rezultonte të ishte fallso.

Vlen për t’u përmendur se Autorite i Transport Publik ka vëshrësuar procedurat, duke bërë që të ketë më shumë stres për fatorinot dhe angari për qytetarët.