Kalimtarët mbetën të hutuar, kur një polic trafiku po i bënte matjet e duhura dhe shkroi gjobë për një makinë policie, në Nottingham të Anglisë.

E tëra ndodhi, pasi njësiti e parkuan veturën me shpejtësi dhe hynë në një qendër tregtare, të intervenojnë në lidhje me një burrë me nevoja të veçanta

“Kjo tregon se sa të pamëshirshëm janë policët e trafikut, vetëm duan të shpërndajnë dënime”, ka qenë përshkrimi përbri videos që është bërë virale.