Automjetet e policisë, të cilat nuk kanë asnjë shenjë identifikuese, kanë filluar të patrullojnë rrugëve  në komunën e Prishtinës. Qëllimi është që të identifikohen shoferët të cilët bëjnë shkelje të rregullave të trafikut.

Automjetet civile të cilat drejtohen nga zyrtarë policor në uniformë zyrtare janë të  pajisura me sistem të dritave rotative, me alarm dhe zërim.