Presidenti Hashim Thaçi, ka thënë se ka besim që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shtyjnë përpara procesin e dialogut me Serbinë dhe arritjen e marrëveshjes përfundimtare.

“Vizita ime ne Uashington ka qenë me protokoll krejt normal. Kam takuar Sekretarin Mike Pompeo dhe mekanizma të tjerë. Kemi folur për zhvillimet në rajon, dialogun dhe hapat integrues të Kosovës drejt BE-së dhe NATO-s”, është shprehur Thaçi, njofton Klan Kosova.

“Nuk ka pasur draft-marrëveshje. Në atë takim nuk ka qenë e planifikuar të jenë presidentët dhe jo kryeministrat.  Dialogun nuk ta fillojë dhe përmbyll askush i vetëm as presidenti as kryeministri. Kosova duhet të përgatitet dhe të jetë unike. Nuk është mirë askush të jetë i munguar në iniciativat e SHBA-së. Nuk përcaktojmë lidershipin në SHBA është qytetari amerikan”.

Thaçi në Rubikon është shprehur se është kundër shkëmbimit territorial Kosovë-Serbi.

“Në asnjë rrethanë në asnjë kohë nuk është diskutuar për përmbajtjen, për mundësinë e ndonjë marrëveshjeje. Çdo marrëveshje ka kuptim kur respektohet integriteti dhe sovranitetit territorial. Nuk kam fol për shkëmbim territoresh, ky është pretendim për të krijuar panik. Aty ku unë jam i ulur në tavolinë nuk do të diskutohet për shkëmbim territoresh”.