Në kryeqytet, tualete publike ka vetëm në sezonin verorë derisa ka turistë dhe bashkatdhetarë, pastaj do të largohen edhe WC-të publike.

Aktivitetet e verore në sheshin e Prishtinës bën që Komuna të sigurojë tualete publike për qytetarët e turistë.

“Tualetet janë të nevojshme se po duhet me shku në lokale”, shprehet Syndyze Miftari – qytetare e Prishtinës.

Të tjerë qytetar mendojnë se tualetet janë të nevojshme por duhet të vendosen në lokacione më të përshtatshme.

“Në qytetet nuk bën mi vendos këto, turp me i pa dikush”, shprehet Emrullah Ahmeti.

Një qytetar tjetër thotë se këto mund ti përdorin vetëm meshkujt, por ai nuk beson se femrat do t’i kryejnë nevojat atje.

Halil Halili nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, thotë se së shpejti këto tualete publike do të largohen.

“Këto janë vendos përkohësisht dhe së shpejti do të largohen, pasi jemi nga fundi i sezonit turistik.

Këto janë vendos edhe për shkak të aktiviteteve të ndryshme që organizohen nga komuna, ministritë apo organizata të ndryshme”, thotë Halil Halili nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prishtinë.