Jordan Taylor nga Luiziana e Shteteve të Bashkuara, e ka lënë një klient me të probleme mendore, që t’i bashkëngjitej në futjen e shisheve në frigoriferë.

Megjithëse i duhej të punonte shumë ngadalë, punonjësi ishte i durueshëm dhe e lejoi Jack Ryan – që është me autizëm – të ndjehej se mund të punoi dhe është i dobishëm për shoqëri

Kjo gjendje mendore, i bën njerëzit të mbyllen në vete dhe shkuarja në super-market bëhet makth”, ka thënë motra e Ryan, e cila ishte shumë e kënaqur me veprimin e punonjësit.

Sipas saj, ai ka mundur ta shmangte dhe t’i thoshte se nuk ka kohë, por e humbi një pjesë të kohës së të dielës që t’i del në ndihmë një njeriu.

“Po e shoh një mrekulli”, ka thënë në sfond babai i klientit, ndërsa filmonte ngjarjen mbresëlënëse.