Pak para lindjes ajo po shijon pushimet bashkë me bashkëshortin e saj.

Që nga martesa e saj me biznesmenin maqedonas Serjoza Markov, çdo lëvizje e Adelina Tahirit po bëhet lajm, duke u përcjellë më shumë vëmendje.

Këngëtarja ka habitur me postimet fundit në “Instasotry”, teksa shihen dy papagaj të shtrirë në pjata, duke ngjarë kështu me ushqimin e servuar për të.

“Desert” ka shkruar ajo mbi fotografitë, por që nënkuptohet që fotografitë i ka realizuar me humor, pasi që ajo po shijonte lojën që zhvillonin disa papagaj të trajnuar.

Këto janë pamjet që në fillim duken trishtuese.