Era Istrefi me ftesë zyrtare nga Ilir Meta, ka ndjekur ndeshjen e sotme Zvicër-Kosta Rikë në Presidencën e Shqipërisë, së bashku me motrën e saj, Norën.

Era ka konfirmuar se do të performojë në përmbyllje të Kampionatit Botëror.

Ndërsa e pyetur nga gazetari Ervin Kurti se a do të flasë shqip në Rusi, Era me është përgjigjur duke thënë: “Do e gjej mënyrën”.

“Live it up” mban titullin kënga që Era, Will Smith dhe Nicky Jam e këndojnë të tre së bashku, e cila është përzgjedhur si kënga përcjellëse e himnit të Kampionatit.

Paraqitja e një këngëtareje shqiptare në këtë kampionat, i ka dhënë një tjetër promovim artit shqiptar, i cili tash e sa vite frymon në arenën ndërkombëtare falë emrave eminentë.