Drejtoria e Inspektoratit të Prishtinës ka bërë të ditur që nga kjo javë do të ndërmerren masa shtesë për rend dhe rregull në transport, madje ata kanë vendosur që edhe të marrin një vendim, shkruan OnAir
I pari i kësaj Drejtorie, Adonis Tahiri duke paralajmërua për aksione të ‘merimangave’ tha se çdo automjet që do të konfiskohet do të mbahet nga dy deri në pesë ditë nga autoritetet e rendit
Duhet përkujtuar që janë të shumta rastet kur veturat bllokojnë thuajse çdo pjesë të qytetit, e nuk i lënë as hapësirën që u takon këmbësorëve.
Por duket që ky vendim nuk vlen për të gjithë. Në vijim keni të listuara dy fotografi ku mund të shikoni dy anët e zbatimit të këtij vendimi.
Fotografitë e listuara më poshtë tregojnë se si qytetarët gjobitën menjëherë ndërsa vetura e policisë ndalon vend e pa vend./ONAIR