Sikurse herëve tjera, edhe këtë vit qytetarë të besimit islam kanë vizituar varrezat e të afërmeve të tyre me rastin e festës së Kurban-Bajramit.

Vizitat e varrezave është traditë sipas fesë islame, e cila shërben për qytetarët që t’i kujtojnë me të dashurit e tyre që kanë vdekur, për t’u lutur për ta, por edhe për ta kujtuar vdekjen dhe ahiretin.