Sulmuesi italian është larguar nga skuadra franceze Nice si futbollistë i lirë.

Mediat italiane kanë raportuar se Raiola është duke qëndruar në Itali dhe pritet të vendosë brenda një jave për të ardhmen e Super Marios.

Menaxheri i famshëm ia ka ofruar lojtarin e tyre tri skuadrave të mëdha italiane, Juventus, Napoli dhe Roma.

Gjithsesi lojtari po kërkohet edhe nga disa skuadra mesatare në Itali si Bologna, Sampdoria dhe Lazio.

Mbetet të shihet se në cilin klub të madh italian do të luajë Balotelli, pasi më parë ka veshur fanellën e Milanit dhe Interit.