Real Madridi e ka filluar sezonin 2018/19 në La Liga me fitore ndaj Getafes me rezultat 2-0.

Los Blancos ishin dukshëm më të mirë dhe kjo ishte një fitore e merituar

Ishte Gareth Bale ai i cili rrezikoi i pari në takim, por goli erdhi në minutën e 20-të nga Daniel Carvajal.

Bale shënoi në minutën e 51-të duke i dhënë kështu Los Balncos qetësinë e duhur për të vazhduar ndeshjen.

Në xhiron e dytë Reali luan kundër Gironas, kurse Getafe ndaj Eibarit. .