Now Reading
Receta më e mirë e specave somborka turshi

Receta më e mirë e specave somborka turshi

Receta më e mirë e specave somborka turshi

 

Përbërësit:

200 speca,
5 lt ujë,
700 gr kripë,
500 gr sheqer,
2 filxhana të kafes turke vaj,
2 filxhan uthull.

Përgatitja:

Specat pastohen, numërohen 200 copë dhe u hiqen bishtat dhe farat.

Në një enë qesim ujin, kripën sheqerin që të valoj.

Pasi uji valon shtojmë uthullën dhe vajin dhe largojmë nga zjarri.

Specat e pastruara nga farat i qesim në një enë të madhe dhe përsipër qesim përzierjen me ujin e valë.

Përsipër qesim një kapak jo shumë të rendë dhe i lëmë kështu për 24 orë.

Specat do te fundosen gradualisht.

See Also

Pastaj pas 24 orëve marim një enë në të cilën do t’i konzervojmë (mjafton tanim nje enë për 10 litra) dhe i palosim specat dhe ne fund kthejmë ujin e mbetur.

Uji do të dal përsipër menjëhere sepse edhe specat gjatë marinimit do të lëshojnë një sasi lëngu dhe kështu mjafton që uji të del pësipër.

Nëse dëshironi sasi më të madhe të specave, vetëm i dyfishoni përbërsit dhe procedura është e njëjtë. Kjo turshi mund të konzervohet edhe nepër kavanoze sikurse në foto, por nëse përgatisim me shumicë atëherë mundet edhe nepër enë të mëdha që janë enkas për turshi.

Turshit e pergatitura në këtë mënyrë i leëmë në vend të ftohët. Mund t’i perdorim edhe pas pak ditësh të konzervimit.

Ju bëfshin mirë!

What's Your Reaction?
Excited
0
Happy
0
In Love
0
Not Sure
0
Silly
0
View Comments (0)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Scroll To Top