Kosovarja Qëndresa Gerlica, e cila si refugjate, në moshën 3-vjeçare shkoi në Belgjikë, tani po synon të bëhet pjesë e Asamblesë së Brukselit.

Qëndresa thotë se synon të mbrojë të drejtat e shqiptarëve në Bruksel.

26-vjeçarja Qëndresa Gerlica, po garon për një ulëse në asamblenë e qytetit të Brukselit në Belgjikë.

Ajo synon të bëjë ndryshim për të gjithë shqiptarët që janë në numër të madh në këtë shtet.