Kryetarja e komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Albena Reshitaj, pas takimit që ka pasur ky komision me sekretarin e Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi, ka thënë se Prokuroria duhet t’i fillojë hetimet në lidhje me dyshimet që kanë shfaqur deputetët për keqpërdorime në Ministri të Shëndetësisë, shkruan OnAir

Sipas Reshitaj kanë dyshime që janë bërë keqpërdorime në hapjen e tenderave këtë periudhë.

Kështu ka deklaruar ajo për KosovaPress./OnAir