Ka disa muaj që në medie është përfolur për ndarjen e Nora Istrefit dhe Robert Berishës.
Por, një gjë të tillë këngëtari e ka hedhur poshtë ditën e sotme.
Këngëtari ka thnënë se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë mes, në një intervistë dhënë në një emision.
‘Po çka edhe nëse qëndron, është bre krejt normale edhe me u nda, ama nuk ka asgjë të vërtetë. Ata që shkruajnë ishalla veç ua shohin hajrin pareve që i fitojnë prej atyre klikimeve’, është shprehur ai.
‘Shnosh e mirë, gjithçka është në rregull. Me pas diçka, mirret vesh’, vazhdoi Roberti.
ndryshe, dyshimet e para filluan qysh në muajin mars, pikërisht me 8 mars në festën e gruas ku ai zgjodhi të urojë vetëm nënën, dhe jo dhe gruan e tij, Norën. Gjithashtu dhe ditë më parë kur ishte dita e nënës, ai zgjodhi të veprojë po njësoj.
Roberti dhe Nora ka vite që janë martuar, dhe tashmë kanë një vajzë të quajtur Renee./OnAir