Alessio Romagnoli ka thënë se Milani ka lojtarë të tjerë po aq të mirë sa Leonardo Bonucci dhe se Gonzalo Higuain është një nga sulmuesit më të mirë në botë.

Bonucci kaloi vetëm një sezon te Milani dhe u rikthye te Juventus në një shkëmbim kokë më kokë me Mattia Caldara.

“Ai është një lojtar i rëndësishëm dhe unë mendoj se të gjithë do ta dëshironin atë në ekipin e tyre”, ka thënë fillimisht Romagnioli.

“Megjithatë, janë bërë këto zgjedhje dhe ne kemi lojtarë të tjerë që janë po aq të mirë”.

“Ne do të luajmë maksimumin, madje edhe pa atë”.

“Higuain është një prej sulmuesve më të mirë në botë”.

“Është mirë ta kemi atë në ekip dhe shpresojmë se ai është ende aq i mirë sa ai ka qenë”, përfundoi mbrojtësi italian.