Konsiderohet si një ndër emisionet më të ndjekura të showbizit në ekranin e RTK-së, madje gjithmonë arrin që të sjell ekskluzivitete nga emrat më të lakuar të momentit në showbizin shqiptar, shkruan OnAir
Është ky emisioni N’za i cili transmetohet çdo të shtunë duke nisur nga ora 21:00 në ekranin e RTK-së me plot ekskluzivitete.
Këtë javë e ftuar speciale ka qenë e ftuar këngëtarja e njohur, Rona Nishliu e cila ka treguar për albumin dhe koncertin “Mindil”, dhe ka rrëfyer edhe për jetën e saj personale për herë të parë pas martesës.