Juventusi e fitoi ndeshjen e parë sezonale ndaj Chievos, por jo ashtu siç pritej.

Që Zonja e Vjetër të merrte tre pikë e para kampionate shpenzoi më shumë energji sa që pritej, ata fituan në fund me rezultat 2-3.

Portugezi ishte aktiv gjatë gjithë takimit, por nuk arriti asnjëherë të tundë rrjetën e portës kundërshtare.

CR7 nuk e ka komentuar ende fitoren e parë të tij me Juven, por ka postuar një fotografi në rrjetin social Instagram.

Ai shikohet duke ushtruar në palestër, ndërsa në përshkimin e fotografisë ka shkruar: “Një diel të mirë”.