Të vendosni rregulla ne shtëpi për fëmijët mund te jetë shumë e nevojshme për të thjeshtëuar jetën e përditshme.
Jo rregulla shumë rigoroze, por më shumë janë zakone të vogla për t’ja mësuar fëmijëve çoftë për të lehtësuar jetën e prindërve ashtu edhe për t’u mësuar me rregulla të çmuara për te zhvilluar edukatën e tyre.
Kështu është mirë që t’i mësoni fëmijëve tuaj këto rregulla për të respektuar juve në shtëpi.
- Të vënë në rregull lodrat e tyre.
Ky është rregulli i parë që duhet t’i mësoni fëmijëve që në moshën 18 muajsh. Kështu duke i mësuar që të vegjël do ta keni më të thjeshtë që ata të jenë të mësuar me këtë rregull.
- Të ndihmojnë ne punët e shtëpisë.
Një tjetër mësim i nevojshëm është dhe ndihma e tyre në punët e shtëpisë të cilat mund të jenë të vogla por të përditshme.
Si për shembull të rregullojnë shtratin e tyre, të shtrojnë vet tavolinën etj./OnAir