Astrit Mulaj tashmë ka pushtuar skenën muzikore duke u bërë njëri nga këngëtarët më të dëgjuar të muzikës popullore, shkruan OnAir.
Ai me projektin e tij ‘Rrush o rrush’, të realizuar me rastin e organizimit të një eventi për Vitin e Ri nga XIXA MUSIC , ka marrë më shumë se gjysmë milionë klikime.
Krejt këto suksese këngëtari i ka arritur nga përkushtushmëria e madhe në punën e tij për muzikën.
Astriti nuk ka të ndalur me realizimin e tij të projekteve, ai ditë më parë ka realizuar projektin më të ri ‘Boma hallall’, i cili po pëlqehet aq shumë nga i gjithë publiku./OnAir