Një djalë katër-vjeçar ka mësuar të lundrojë mbi valë pa ndihmën e askujt, me ‘surfboard-in’ e tij. Ai ka habitur prindërit duke qëndruar vetë mbi ujë që pak pas moshës dy-vjeçare.

Joao Vitor, nga Guaruja në Brazil, qyteti bregdetar 70 km larg kryeqytetit Sao Paulo, u frymëzua të mësonte surfin duke parë babanë dhe motrën e tij që kryenin aktivitetin çdo ditë.

Nëna e tij Camilla Chuque Braga shprehet se djali mësoi notin në shkollë që kur ishte shtatë muajsh. Ndërsa motra e tij Maria Clara dhe babai bënin surf gjithë ditën, prandaj u bë pjesë e jetës së tij.

“Burri im gjithmonë nxiste Marian të lundronte mbi valë duke mbajtur Joao në prehër. Një ditë i kërkoi që të kapte valët si motra e tij dhe ai na habiti duke e bërë më së miri”, tregon 39 vjecarja.

Pamjet e 4 vjecarit qe bën serf janë bërë hit ne internet dhe Joao ka rreth 32,000 ndjekësa në rrjetin Instagram të cilët ai gjithmonë impresionon me aftësitë e surfit./OnAir