Now Reading
Sallatë e konzervuar në turshi

Sallatë e konzervuar në turshi

Sallatë e konzervuar në turshi

 

Receta:

3 kg speca të kuq

5-6 karrota

700 ml domate të ziera (salcë domatesh)

2-3 thelpinjë hudhër

150 gr sheqer

3 lugë të vogla kripë

1 lugë biber i kuq

100 ml vaj

speca të vegjël djegës

magdanoz

1 konzervans

Përgatitja:

Këtë sallatë mund ta përdorni si shtojce mishit te pjekur, si salce ose edhe si turshi.

Udhëzimet do t’i propozojmë për mënyrën e përdorimit turshi.

Nëse e perdorni për shtojcë mishit të pjekur procedura bëhet njësoj vetem se zvoglohen sasia e përbërsve.

Specat i pastrojmë nga farat dhe presim në katrorka të vogla.

See Also

Njësoj veprojmë edhe me karrotën.

Në një enë të madhe qesim vajin shtojmë karrotën, fërgojmë derisa të zbutet pak karrota dhe shtojmë specat (specat e kuq dhe specat djegës).

Në një enë tjetër zijmë domatet (1kg) derisa të formohet një lloj salce.

Pasi të jenë zier domatet (kjo bëhet më herët), në enën me specat dhe karrotën shtojmë salcën e domateve. Ziejmë në temperatuë më të lartë që të shterrojë lëngu që lëshojnë perimet.

Shtojmë sheqerin, kripën, piperin e kuq dhe një lugë uthull (nëse e konzervojmë, kurse për shtojcë mishi uthullën e anashkalojmë).

Ziejmë dhe për 10 minuta, shtojmë magdanozin e grirë imët, përzijmë dhe largojmë nga zjarri.

Me këtë sallatë mbushim kavanozët e nxehtë të sterilizuar. Mbyllim kapakin dhe kavanozët i vëmë në në furrë të nxehtë 150 për 30 minuta ose ne enen me ujë të mbushur deri tek gjysma e kavanozve dhe pasi uji vlon për 10 minuta, ndalim temperaturën dhe kavanozet i leme ne uje derisa te ftohen.

Më pas këtë sallatë e ruajm në çfardo vendi dhe nuk do të prishet (më mirë preferohet në vend teë freskët).

Ju bëftë mirë!

What's Your Reaction?
Excited
0
Happy
1
In Love
0
Not Sure
0
Silly
1
View Comments (0)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Scroll To Top