Sami Lushtaku përmes një postimi të bërë në rrjetin social Facebook ka treguar që ka humbur një person të dashur, shkruan OnAir
Ai ka shkruar që motra e tij Hana ka ndërruar jetë.
POSTIMI I SAMI LUSHTAKUT
“Motra ime Hana kaloi në përjetësi.
Ishte hënë që ndriqoi jetët tona sikurse hëna që ndriqon natën. Ishte shtyllë e familjes, motër hasreti e burim i pashterrshëm i dashurisë për familjen.
Jemi rritur nga duart e saj të cilat na ushqyen me kujdesin më të madh. Jeta e saj ishte me plotë sfida por kurrë nuk njohu dorëzim.
Do të kujtojmë gjithmonë më dashurinë më të madhe! SL”