Mëposhtë mund të gjeni një përshkrim të shenjave të autizmit tek bebet muaj pas muaji:

Në moshën 3 muajsh

Nuk reagon ndaj zhurmave të larta

Nuk ndjek me sy objektet që levizin

Nuk kap dhe mban objekte

Nuk iu buzëqesh njerzëve

Nuk belëzon

Nuk iu kushton vëmendje fytyrave të reja

Në moshën 7 muajsh

Nuk e kthen kokën nga vjen zëri

Nuk shfaq afeksion (dashuri)

Nuk qesh apo nuk bën tinguj ekzaltues

Nuk zgjatet për të kapur objektet

Nuk buzëqesh me vetën

Nuk mundohet të tërheqë vëmendje nepërmjet veprimeve të saj

Nuk tregon interes në lojëra si për shembull hapa-dollapa

Në moshën 12 muajsh

Nuk ecën këmba-dorazi

Nuk thotë fjalë njëshe

Nuk përdor gjestet si për shembull të bëjë mirupafshim apo të tundë kokën

Nuk tregon me gisht objekte apo figura

Nuk qëndron në këmbë as me mbeshtetje

Në moshën 24 muajsh

Nuk ecë

Nuk thotë më shumë se 15 fjalë

Nuk përdor fjali dy fjaleshe

Nuk di funksionet e objekteve shtëpiake si telefoni, luga, piruni

Nuk imiton veprimet apo fjalët e të tjerëve

Nuk shtyn lodrat me rrota

Nuk ndjek komanda të thjeshta.