Sot në Mitorvicë u shënua 20 vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës në 1998-1999, rreth një milion shqiptarë u detyruan nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoni.
Ky manifestim i Eksodit ‘99’ u mbajtë nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, me moton ‘Përkujtojmë tragjedinë- Festojmë lirinë’, shkruan OnAir.
Eksodi, apo dëbimi shqiptarëve me dhunë nga vatrat e tyre, arriti kulmin pas fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër pikave ushtarake dhe policore të ish-Jugosllavisë./OnAir