Ky është momenti kur një elefant i vogël u kap në kamera duke u munduar të tërhiqet nga një rezervuar i ujit ku ishte bllokuar.

Elefanti u bllokua në rezervuarin e çimentuar në Alipurduar në Bengal të Indisë.

Ata thanë se elefanti mund të kishte rënë duke u përpjekur të pinte ujë nga rezervuari.

Një ekip shpëtimi u thirrën në vendin e ngjarjes, pasi banorët e vendit ngritën një alarm.

Elefanti u lirua me ndihmën e një vinçi.