Pjesëmarrësi i një gare me vetura në malin Lovcen në Mal të Zi ka mashtruar vdekjen, edhe pse vetura e tij u përplas në një shkëmb dhe u rrotullua.

Pamjet amatore të filmuara me telefon të mençur, shfaqin momentin kur vetura arrin në një kthesë dhe shoferi humb kontrollin mbi timonin dhe përplaset në një shkëmb

Por, edhe pse u përplas dhe vetura u rrokullis mbi kokën e dy spektatorëve të cilët për një fije floku nuk i goditi, shoferi arriti të del nga vetura pa ndonjë lëndim.