Për së gjalli i kishte vizituar shpesh në Gjermani. E për të ia kthyer nderin, anëtarët e shoqatës “Isa Boletini”, kanë udhëtuar mijëra kilometra për të bërë homazhe pranë varrit të heroit kombëtar, Adem Demaçi.

Pasi vendosen kurora lulesh dhe nderuan “Mandelen shqiptare”, anëtarët e shoqatës së themeluar nga Vëllezërit Gërvalla, e Kadri Zeka, rikujtuan disa nga këshillat që dikur u jepte Demaçi.