Ndodhë në çdo dasmë, që të pranishmit të përlotën, por në një ceremoni martesore që ua zhvillua në Las Pinas të Filipineve, të gjithë dasmorët nisën të qajnë.

Kjo pasi Pedro Villarin arriti në shtratin me rrotë, që të shoqëronte drejt altarit të bijën Charlotte, e cila lidhte kurorë me Mark Cordova.

Çifti e zhvilluan dasmën dy muaj më herët, meqenëse shëndetit i 65-vjeçarit që vuante nga kanceri në mëlçi, vetëm rrëndohej.

Por, dëshira e të atit u përmbush, pasi e angazhuan autoambulancë dhe një infermiere, që ta dërgonin në ceremoni. Atë provuan ta lëviznin me karrocë invalidësh, por nuk kishte fuqi të qëndronte ulur.