E kemi parë në shumë bashkëpunime madje ka treguar se është nga këngëtarët që gjithmonë është i hapur të bashkëpunoj, shkruan OnAIR
Bëhet fjalë për këngëtarin Mahmut Feratin i cili tash e sa vite kontribon me muzikë të mirëfilltë popullore, madje projektet e tij kanë kapur majat e suksesit duke rreshtuar kështu miliona klikime në YouTube.
Në mesin e shumë bashkëpunimeve me shumë emra të mdhenjë të muzikës popullore Mahmut Ferati së fundi erdhi në bashkëpunim edhe me këngëtaren Shqipe Kastratin.
Një potpuri e mrekullueshme e dyshes e cila është kënduar në programin festiv të produksionit VIZIONI LIBONIA.
Nuk dihet se a do të kemi sërish një bashkëpunim mes dyshes. Një gjë është e sigurt Mahmut Ferati dhe Shqipe Kastrati janë bashkëpuntor ideal.
Edhe ky bashkëpunim ka rezultuar shumë i suksesshëm./OnAIR