Një denoncim i pazakontë këtë herë ka ardhur në Strugalajm nga Emin Muca nga Veleshta e Strugës,ai pretendon se para disa kohësh nga një familjar i tij në Gjermani është informuar se në paketën e cigareve Marlboro në Gjermani, si paralajmërim për dëmet që i sjell duhani është stampuar imazhi i tij (fytyra e tij).

Ai tregon se këtij pretendimi nuk i ka besuar, por kur vet ka parë nga afër paketën e cigarreve është bindur plotësisht që imazhi i përdorur nga Philip Morris është i tij .

Avokati i njohur nga Struga, Adrian Useini i kontraktuar nga Muca për këtë problematik, saktëson se tashmë ata si palë kanë kërkuar ekspertizë nga Enti Shtetëror i Maqedonisë për Ekspertizë për të vërtetuar pretendimin se imazhi i stampuar në paketën Marlboro në Gjermani është i klientit të tij.

Nëse ky pretendim saktëson avokat Useini certifikohet nga ky institucion shtetëror, atëherë cështja do të zhvendoset në Gjermani .

Nëse provojmë këtë pretendim atëherë klientit i janë shkelur një sërë të drejtash nga kompania Philip Morris dhë për pasojë do të duhet të mbajë përgjegjësi që nuk ka kërkuar aprovim nga Emin Muça për imazhet e shfrytëzuara’’përfundon Useini.