Sara ka vendosur që gjatë pritjes së ëmbël t’i ketë kujtimet e bukura, por dhe ‘funny’ të shumta. Mbrëmjen e kaluar ajo ka ndarë disa foto të trupit të saj me allçi, duke treguar se këtë kujtim do e ruajë përherë.
“Kjo ishte e lezetshme. A ka ndonjë gjë tjetër që mund ta ruajmë kujtimin e mirë të goditjeve të bebit? Do ju tregoj një ditë se çfarë realizova me këtë printim plastik. Nuk ka përfunduar ende”, ka shkruar Hoxha në fotot ku duket shumë e qeshur.
Vetëm pak ditë më parë, Sara i bëri një “prank” Ledrit duke i thënë se i plasën ujërat e momenti i ardhjes në jetë të vajzës. Reagimi epik i reperit bëri xhiron e rrjetit.
Nuk e dimë se çdo të bëjë Sara deri në fund, por duket se po kujdeset të ketë një sërë kujimesh sa të bukura dhe për të qeshur.