Glukoza dhe kortizoli
Studimi, i botuar në revistën shkencore Psikofarmakologji, u krye në laborator për grupet e minjve dhe theksoi se si trupi i kafshës iu përgjigj rënies së niveleve të glukozës në gjak (hipoglikeminë) duke rritur sasinë e kortizolit, i njohur edhe si një “hormon stresi”, dhe nga pikëpamja e sjelljes u theksuan sjelljet tipike të stresit dhe humorit të keq. “Kur njerëzit mendojnë për gjendjet negative dhe stresin, ata mendojnë për shkaqe psikologjike dhe jo metabolike, shpjegon Thomas Horman, i cili drejtoi hulumtimin. Në vend të kësaj, ne kemi zbuluar se edhe dieta mund të ndikojë”.
Rrethi vicioz
Uria dhe një humor i keq mund të krijojnë një rreth vicioz, sepse autorët e studimit shpjegojnë, “nëse një person nuk ha siç duhet, ai mund të pësojë një rënie në humor, e cila mund të pakësojë oreksin e tij, duke shkaktuar një rreth vicioz” .
Një mekanizëm që në afat të gjatë mund të ndikojë vazhdimisht në gjendjen shpirtërore, duke përbërë një faktor rreziku për zhvillimin e sjelljeve të ngjashme me depresionin.
Sipas studiuesve, studimet e reja në këtë fushë mund të hapin skenarë të pashkelur në lidhjen ndërmjet depresionit dhe çrregullimeve të ngrënies si bulimia, anoreksia dhe obeziteti.