Pureja e përgatitur me miellin e orizit Holle mund të fillohet pasi fëmija të ketë mbushur 4 muajsh, sigurisht pasi të keni diskutuar me pediatrin. Ky miell orizi prodhohet vetëm nga një varietet i caktuar, nuk përmban grurë, gluten dhe qumësht. Është e pasur me kokrriza të miellit të orizit, të prodhuara nga bujqësia organike si edhe me vitaminë B, bazuar në kërkesat ligjore dhe normat përkatëse të Bashkimit Europian (BE). Përvec këtyre vlerave, kjo pure ndihmon në ndalimin e diarresë tek fëmijët.
Janë të shumta mënyrat se si mund ta përgatisim miellin e orizit për fëmijët, dhe më poshtë do të gjeni një recetë të sugjeruar nga HolleBabyAlbania:
1- Përgatisim paraprakisht 150-170 ml qumësht formulë dhe e lëmë të ftohet pak, dhë pas kësaj shtojmë afërsisht 4-5 lugë pluhur miell orizi nga kutia.
Për më tepër shije, bazuar edhe në preferencat personale, mund të shtojmë edhe pure frutash.