Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, është sqaruar për opinionin e gjerë lidhur me keqinterpretimin e deklaratës së tij për ambasadorin zvicrran Jean Humbert Lebet, shkruan OnAir.
Ai përmes një postimi në rrejtin social Facebook, ka thënë se nuk mund të prishin një miqësi siç ka Kosova me Zvicrrën keqinterpretimet.
Ndryshe, në një emision në mediat tona ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj e kishte komentuar deklaratën e ambasadorit nga Zvicra Humbert Lebet, ku ky i fundit kishte thënë në Skenderaj se ‘po ndërton ujësjellësin ndërsa ju po paguani veteranë të rrejshëm’.
Lekaj thotë se është e papranueshme deklarata e ambasadorit zviceran për veteranët dhe madje para qytetarëve të Skenderajt.
Por, si duket postimi I fundit nga ministri Lekaj me ambasadorin zvicrran Lebet ka shuar të gjitha keqkuptimet në mes tyre./OnAir