Ish futbollisti dhe ish kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Fadil Vokrri po të ishte gjallë sot do të mbushte 58 vjet.

Vokrri ka ndërruar jetë më 9 qershor pas një sulmi në zemër.Për nder të ditëlindjes së tij sot në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë do të luhet një ndeshje miqësore në mes të futbollistëve veteranë të FC Llapi dhe FC Prishtina.

Vokrri në këto dy ekipe kishte filluar karrierën e tij.