Të mërkurën në Bruksel mbahet takimi mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Të njëjtën ditë Thaçi, por edhe zyrtarë të lartë të shtetit, do të kenë një takim edhe me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Në takimin e 17 korrikut në Bruksel me Federic Mogherinin do të marrin pjesë edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj dhe ministri i Diasporës Dardan Gashi.