Një urë me ngjyrë ari e mbajtur nga një palë duar të mëdha nga betoni është hapur në Vietnam – dhe menjëherë imazhet janë bërë virale.

Cau Vang, ose “Ura e Artë” , shtrihet 150 metra përmes maleve të Truong Son, 1400 metra mbi nivelin e detit.

Ura, e cila është projektuar nga TA Landscape Architecture, shpejt u bë virale në mediat sociale, transmeton IndeksOnline.

“Ne jemi krenarë që produkti ynë është shpërndarë nga njerëz në të gjithë botën”, tha për AFP projektuesi kryesor dhe themeluesi i TA Landscape Architecture, Vu Viet Anh.

Një vizitor tjetër, Nguyen Hien Trang, tha: “Kam udhëtuar shumë, por kurrë nuk kam parë ndonjë urë aq të bukur sa kjo.”

Kodrat Ba Na – ku ndodhet Cau Vang – është një qytet turistik i projektuar në stilin e një fshati francez mesjetar.