Kamerat e sigurisë e kanë filmuar tekniken farmaceutike, teksa vidhte barna të rënda që shiten vetëm me recetën e mjekut, nga kasaforta e barnatores ku kishte filluar të punonte para një muaji.
Me t’i fshehur ato nën uniformë, 28-vjeçarja është larguar me një copë pice dhe shishen me lëng, sikur asgjë të mos ketë ndodhur.

Policia ishte ftuar në atë barnatore gjatë muajit maj, për shkak se mungonin shumë shishe me barna dhe pronarët u frikësuan se janë plaçkitur.
Gjithçka u zbulua nga filmimit, ku u pa Williams që i merrte tabletat që janë qetësues të fortë dhe përdoren shumë nga narkomanët.

Ajo është dërguar në mbajtje dhe mbi të rëndon akuza për kontrabandim me medikamente të ndaluara