Pas tezave të hedhura këto ditët e fundit për ndarje të Kosovës dhe shkëmbim territoresh me Serbinë, Hashim Thaçi flet publikisht me një term të ri.

Presidenti i Kosovës thotë se është i gatshëm për korrigjim të kufijve. Me këtë ai thotë se kupton kërkesën e Luginës së Preshevës që t’i bashkohet Kosovës, ndërsa nuk përmend se çfarë do të kërkojë dhe çfarë do t’i jepet Beogradit.