Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur optimist që institucionet e drejtësisë së Kosovës do të dalin me konkluzione të qarta për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, të cilat do të rezultojnë ndoshta edhe me kokë dhimbje për shumë këndë në Kosovë dhe Beograd.

Ai në një konferencë për dialogun e fundit në Bruksel, është pyetur edhe për vrasjen e Ivanoviqit, ku tha se është shqetësuese që ende nuk janë identifikuar plotësisht organizatorët, inspiruesit e IvanoviqitPërndryshe, kanë kaluar 6 muaj nga vrasja e Oliver Ivanoviqit.