Derisa ende nuk dihet fati i mbi 1600 personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, shumë familjarë, ende bredhin rrugëve duke kërkuar drejtësi për më të dashurit e tyre.
Përfaqësueset e Shoqatës “Thirrjet e Nënave” kanë dorëzuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës kërkesën për kallëzim penal kundër kriminelëve serbë, shkruan OnAir.
Nysrete Kumnova së bashku me Luljeta Sharanin, përfaqësuese të “Thirrjeve të Nënave” kanë dorëzuar një kopje të librit “E vërteta për krimet serbe”.
Ato than se po bëjmë një kallëzim penal ndaj kriminelëve serbë. Numri i të zhdukurve në këtë libër është 148. Ekzistojnë emra të dyshuarve, të mbledhura nga dora e parë, pra nga familjarët.
Këtë libër e dorëzuam në Prokurorinë Speciale, në mënyrë që kriminelët të dalin para drejtësisë.
Ajo tha se kanë takime të shpeshta me institucionet e vendit, por sipas saj nuk ka pasur presion të mjaftueshëm nga institucionet e vendit për t’u zbardhur fati i personave të zhdukur./OnAir