‘Ti se din që prej jemi nda për çdo ditë vuaj unë me të pa’, kjo këngë nga Genc Prelvukaj dhe Mimoza Shkodra po renditet si njëra prej këngëve më të dëgjuara
‘Kishim andërra të përbashkëta po sot s’jetojmë me një shpi’, është një pjesë e këngës ‘Jemi nda’, nga Mimiza Shkodra dhe Genc Prelvukaj, ku këtë këngë ja kanë kushtuar ndarjes së një lidhje ku çifti kishin shumë ëndërra të përbashkëta po ato nuk u realizuan asnjëherë.
Duket që shumë persona e kanë gjetë vetën tek kjo këngë. Këtë e vërtetojnë edhe klikimet e shumta që ka marr.
Ajo tashmë ka marrë afër 9 milionë klikime, duke u renditur si njëra ndër këngët më të dëgjuara.
Realizimi i kësaj kënge kaq të sukseshme këngëtarët e kanë bërë me produksionin muzikor Black Fish./OnAir