Kemi dëgjuar shumë shpesh t’i këndohet nuses e dhëndrrit në dasma. Poashtu kemi dëgjuar t’ju këndohet edhe familjarëve me rastin e martesës së bijës, mbesës apo djalit e nipit.
Po, rrallë herë kemi dëgjuar t’i këndohet tortës së martesës, shkruan OnAir.
Këtë këngë të veçantë na sjell një emër shumë i njohur për të gjithë publikun shqiptar, Shaqir Cërrvadiku.
Shaqir Cërrvadiku me këngën e tij ‘Torta e martesës’, ka arritur të marr vëmendjen e të gjithëve pasi që një këngë e tillë duhet në çdo dasëm.
Projekti ‘Torta e Martesës’, është realizuar në bashkëpunim me produksionin e njohur shqiptar VIZIONI LIBONIA.
Se sa detajisht e ka kënduar këtë këngë këngëtari, duke filluar me ndaljen e dritave me ardhjen e tortës së martesës e deri tek ëmbëlsia e tortës shiheni në linkun e mëposhtëm./OnAir