Tortë e njelmët me mish pule për syfyr.
Receta:
300 gr brumë sfoliat,
500 gr mish pule,
200 gr kërpudha,
150 gr krem djathe,
3 vezë,
1 decilitër ajkë,
30 gr susam,
5 lugë vaj,
sos curry,
Biber i zi.
Përgatitja:
Mishi i bardhë i pulës bluhet në makinë për bluarjën e mishit, ndërsa kërpudhat priten në rriska.
Në pak vaj kaurdiset mishi i pulës, pastaj shtohen kërpudhat dhe kaurdisen derisa të zbuten kërpudhat dhe derisa të shterrët lëngu i tepërt.
Nga fundi i kaurdisjës shtohet salca curry dhe shtohen mëlmesat, sipas shijës.
Në enë të veçantë tunden 2 vezë, ajka dhe krem djathi, brumi sfoliat t’hollohet në trashësi 0,5 centimetër.
Tava e rrumbullakët, jo e thellë, lyhet me vaj dhe fundi i saj e pjesët anësore mbulohen me brumë sfoliat.
Përmbi brumin sfoliat hedhet masa nga krem djathi, e pastaj shtrihet njëtrajtshëm mishi i kaurdisur i pulës dhe kërpudhat e kaurdisura.
Rrethi i brumit lyhet me vezën e tundur dhe përmbi hedhet susam, torta e njelmët pjekët derisa të skuqet, në furrën e nxehtë në temperaturë 200 gradë celsius.
Ju bëftë mirë!