Christian Eriksen ishte një nga lojtarët që pritet të zëvendësonte Luka Modricin te Real Madridi në rast të një largimi të mundshëm.

Por, duke parë çmimin e vendosur nga Tottenhami vështirë se do të ndodhë.

Sipas Sky, Spurs i kanë kërkuar 200 milionë euro Realit, shifër që Florentino Perez ka refuzuar ta paguajë për mesfushorin danez.

Danezi në sezonin e fundit në Ligën Premier në 37 ndeshje ka shënuar dhjetë gola dhe ka dhuruar 10 asistime.

Një tjetër emër që mund ta zëvendësojë Modricin në rast largimit është edhe mesfushori i Lazios, Sergej Milinkovic-Savic.